Flash News

POLITIKOFF

Historia e trishtë e Shpat Kasapit, i ati ndërroi jetë në të njëjtën moshë

Historia e trishtë e Shpat Kasapit, i ati ndërroi jetë në

Ndarja e parakohshme nga jeta e Shpat Kasapit ka tronditur botën e artit dhe publikun, por ka nxjerrë gjithashtu në pah një detaj rrëqethës nga historia e familjes së tij, duke e bërë dhimbjen edhe më të thellë. Fati tragjik që e goditi këngëtarin këtë muaj, rezulton të jetë i njëjtë me fatin që kishte prekur babain e tij dekada më parë.

Gazetari, zbuloi se Shpati, i cili humbi jetën në moshën 40 vjeçare pas një ataku kardiak në Itali, kishte përjetuar një humbje të ngjashme në fëmijëri. Kur ishte vetëm 13 vjeç, ai kishte humbur babain, ndërsa ishte rritur vetëm në krahët e nënës. Sot, historia përsëritet në mënyrën më të dhimbshme të mundshme, duke e lënë djalin e tij të vogël, Roelin, të përjetojë të njëjtin fat tragjik.

Vetëm pak javë më parë, në intervistën e tij të fundit në RTV21, Shpati foli me ndjenjë dhe mall për etapat e jetës së tij, duke përmendur babain e ndjerë:

“Një kafe me kënd do doje ta pije, qoftë edhe me dikë që nuk jeton?”,

“Me babin do të kisha dashur një përqafim të fortë, pastaj një kafe… Kam qenë shumë i vogël. Ai ishte i veçantë.”

Të fundit