POLITIKOFF

Historia e trishtë e Will Smith që e shtyu të luante komedi, përlotet teksa rrëfen që krijonte batuta të mos i dhunonte i ati

Historia e trishtë e Will Smith që e shtyu të luante komedi,

Një nga aktorët më të famshëm në botë, sidomos për zhanrin komedi, Will Smith ka treguar në emisionin e bashkëshortes "Red Table Talk" për fëmijërinë e tij me një baba të dhunshëm- që nuk ka qenë aspak e lehtë.

Qëkur ka qenë i vogël, Smith ka ndjerë përgjegjësinë të mbrojë të ëmën nga i ati abuziv.

Historia e trishtë e Will Smith që e shtyu të luante komedi,

Ndaj ai është përpjekur të bëjë sa më shumë batuta të jetë e mundur në mënyrë që të argëtonte babain e tij dhe të mos krijoheshin situata të pakëndshme në shtëpi.

“Babai im ishte i dhunshëm në shtëpi, kështu që një pjesë e tërë krijimit të Will Smith, shakatë, argëtimi, marrëzia, ishin për t’u siguruar që babai im ishte i kënaqur aq sa të mos lëndonte nënën time, ose askënd tjetër në shtëpi.

Unë interpretoja, kërceja dhe tregoja shaka, ndërkohë që njerëzit që argëtoheshin ishin mekanizmi im mbrojtës,"- ka treguar ndër të tjera aktori.

Ditari politik

Të fundit