Flash News

POLITIKOFF

Historia prekëse e qenit Reeny, pret prej një muaji përpara derës së shtëpisë pronaren e vrarë në Ukrainë

Historia prekëse e qenit Reeny, pret prej një muaji përpara

Prej një muaji Reeny, një qen 9-vjeçar, po pret jashtë derës së përparme të shtëpisë, me shpresën se pronarja e tij do të vijë në çdo moment, por gruaja nuk do të kthehet më, sepse humbi jetën gjatë luftimeve në Ukrainë. Historia, e cila vjen nga Makariv, është treguar në rrjetet sociale nga Anton Gerashchenko, Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Historia prekëse e qenit Reeny, pret prej një muaji përpara

Sipas asaj që Gerashchenko raportoi në Twitter, pronarja e qenit u përdhunua dhe u vra nga një ushtar rus pranë shtëpisë së saj. Që atëherë, Reeny kurrë nuk ka pushuar së prituri për të jashtë derës. Qeni, që është shumë i sëmurë sipas asaj që shpjegoi në Twitter këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës ka nevojë për dikë që të kujdeset për të. Fatmirësisht familjarët e gruas kanë rënë në kontakt dhe janë gati për të mirëpritur.

Të fundit