Flash News

POLITIKOFF

"Hola Nardi", Ndoka vjen me një emision në Top Channel: Kam ftuar Berlusconin dhe Ramën

"Hola Nardi", Ndoka vjen me një emision në Top Channel: Kam

Mesa duket politikani Nard Ndoka do të eksplorojë në një fushë të re, atë si moderator. Ndoka ka treguar sot në "Wake Up" se gjithçka është gati për të sjellë formatin e tij që do të mbajë titullin “Hola Nardi”.

“Këtu ka një problem, politika është shndërruar në teatër, edhe thashë më mirë aty ku bëhet shoë. Është për t’i dhënë një lloj sinjali edhe politikës. Aty ku bëhet politikë, duhet seriozitet, duhet përgjegjësi. Nëse kanë ndonjë ide për show, le të vijnë ta provojnë edhe ato. Kjo ishte një ide e imja që e kisha diskutuar me miqtë e mi para disa kohësh,"- tha Nard Ndoka në Wake Up.

"Tani ishte koha e përshtatshme, sepse vura re se tashmë njerëzit kanë nevojë të qeshin, sesa të merren me politikë”, u shpreh Ndoka.

Në këtë format, politikani që tashmë do të jetë moderator do të ketë të ftuar, jo vetëm shqiptarë. Me humor dhe me sarkazëm, Ndoka u shpreh se do të ftonte edhe politikanë. Madje në fjalën e tij tha se do të kishte të ftuar edhe Edi Ramën.

Por edhe Silvio Berlusconin është një emër që është kontaktuar për të qenë pjesë e emisionit.  Formati i tij do të jetë brenda emisionit “E Diell” dhe pritet të nisë së shpejti.

Të fundit