POLITIKOFF

Horoskopi sot, 12 qershor 2021

Horoskopi sot, 12 qershor 2021

Dashi
Sot mund të vihet re një lloj rënie e gjallërisë e dëshirës për punë, ndërsa humori do të jetë i alternuar, për shkak të një Hëne që duket më “tekanjoze”. Asnjë shqetësim, është vetëm çështje kohe.

Demi
Sot do të jetë Mërkuri ylli juaj i mirë, ai që do të nxisë jo vetëm ambicien tuaj në planin profesional, por edhe jetën në shoqëri, e nuk është çudi që sot të keni një njohje të re e të këndshme.

Binjakët
Mundohuni të mos lini pas dore impenjimet tuaja, e në mënyrë të veçantë ato që kanë të bëjnë me profesionin tuaj. Eshtë momenti t’i tregoni “dhëmbët” atyre që mundohen t’ju nënvleftësojnë.

Gaforrja
Keni shumë nevojë të përmirësoni raportet me të tjerët, por me Mërkurin në “opozitë” sigurisht që nuk do të jetë edhe aq e lehtë. Duhet të evitoni sa më shumë lojrat e rivalitetit.

Luani
Shumë prej jush që nuk ndjeheshit edhe aq në formë, por ja që tani, me “kombinimin” Afërditë- Mars, si me magji do t’ju rikthehet humori. Aq më tepër që gjërat shkojnë mirë edhe në ekonomi.

Virgjëresha
Priten rezultate pozitive në aktivitetin tuaj të përditshëm, por në planin sentimental ka diçka që nuk shkon. Nëse keni diçka për të fshehur në këtë aspekt, duhet ta shumëzoni për njëqind kujdesin.

Peshorja
Parashikohet një periudhë mjaft pozitive për të gjithë ata që studiojnë, pasi do të jenë nën efektet pozitive të një Mërkuri që stimulon pikërisht krijueshmërinë. Më të kursyer në energji.

Akrepi
”U hoq dhembi u hoq edhe dhembja” thotë një fjalë e urtë popullore e kjo shprehje vlen shumë për ju sot. Mesazhi është i qartë, e keqja duhet shkulur sa më parë, me gjithë koston e lartë.

Shigjetari.
Nuk do të mungojnë mundësitë e mira për të fituar, por kujdes sepse mund të bini pre e ndonjë mashtrimi, ngaqë shpesh në raste të tilla tregoheni naivë. Afërdita rindez pasionet në dashuri.

Bricjapi
Atmosferë pak e çuditshme kjo e sotmja për ju, pasi nga një moment zymtësie e apatie gati, mund të ktheheni menjëherë në një gjendje gazmore dhe shkujdesjeje.Evitoni të hiqeni mënjanë.

Ujori
Nuk do të mungojnë shanset për ju, por duhet të dini se nëse nuk e kapni momentin e përshtatshëm fluturimthi, zor që mundësi të tilla t’ju paraqiten herë tjetër. Mundohuni të ruani vetëkontrollin.

Peshqit
Afërdia është në një pozicion të favorshëm por është Marsi “provokatori” që ju bën të bëni një zgjedhje që do të rezultojë e gabuar. Edhe në momente më të mira ka diçka që nuk ju pëlqen

 

Të fundit