Flash News

POLITIKOFF

‘House of the Dragon’: HBO e zhgënjyer për publikimin e episodit final para kohe në faqet pirate

‘House of the Dragon’: HBO e zhgënjyer për publikimin e

Seria e fundit e “House of the Dragon doli në internet dy ditë para se të shfaqej në HBO. Sipas një zëdhënësi të HBO, episodi i shumëpritur është publikuar nga një partner i transmetimit në Europë, Lindjen e Mesme ose Afrikë.

‘House of the Dragon’: HBO e zhgënjyer për publikimin e

“Ne jemi të vetëdijshëm se episodi i dhjetë i ‘House of the Dragon’ është postuar në faqet e paligjshme," thuhet në një deklaratë. “HBO po monitoron në mënyrë agresive dhe po i heq këto kopje nga interneti. Jemi të zhgënjyer që ky veprim i paligjshëm ka prishur përvojën e shikimit për fansat besnikë të serialit, të cilët do të shohin një version të pacenuar të episodit kur të shfaqet premierë të dielën.”

‘House of the Dragon’: HBO e zhgënjyer për publikimin e

"House of the Dragon" është bërë një hit i madh për HBO me mesatarisht rreth 29 milionë shikues çdo episod në të gjitha platformat. Kur foli për finalen në një intervistë për Vanity Fair, regjisori Greg Yaitanes tha: "Nëse kam pesë gjëra për të cilat unë, në 30 vjet [si regjisor] jam më krenar, kjo është absolutisht në listë."

Të fundit