Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

"Hugo Boss" është një ndër kompanitë më të njohura të industrisë së modës në botë me fitime marramendëse dhe prestigj ndërkombëtar. Fillimet e saj i ka në qytetin e vogël të Metzingenit, qytet nga vjen dhe themeluesi i saj, Hugo Ferdinand Boss. Historia e kësaj shtëpie mode e ka zanafillën në vitin 1923, por fillimisht do të bëjmë një përshkrim të krijuesit të kësaj firme.

Hugo Ferdinand Boss, lindi më 8 korrik të vitit 1885, në Metzingen të Gjermanisë (në atë kohë perandoria gjermane). Kreu shërbimin ushtarak nga viti 1903 deri në 1905-ën. Prindërit e tij, Hajnrih Boss dhe Luiza Boss kishin në pronësi një dyqan të vogël rrobash, të cilin Hugo e trashëgoi në vitin 1908. Ai shërbeu në Luftën e Parë Botërore (1914-1918) si tetar i ushtrisë gjermane. Në vitin 1923, Hugo themeloi kompaninë e tij të rrobave, së bashku me 2 partnerë të tjerë dhe hapi fabrikën në vitin 1924 në Metzingen. Fillimisht, kompania prodhonte këmisha dhe xhaketa, e më pas rroba për punëtorët, rroba sportive dhe mushama. Në fillimet e saj, kjo kompani pati rreth 30 punonjës.
Vitet e para të saj ishin relativisht të frytshme, por kriza ekonomike e fund-viteve 20 që preku mbarë botën, e njohur si "Depresioni i Madh" (1929-1933), goditi rëndë këtë kompani që ishte në prag të falimentit. Një ndërthurje e bindjeve politike dhe pragmatizmit financiar, e bëri Hugon të përqafonte ardhjen në pushtet të partisë naziste. Në vitin 1931, ai u anëtarësua në partinë naziste, në 1936 në "Frontin e Punës", në "Mirëqenien e Popullit Nacional Socialist" në vitin 1941 dhe në organizata të tjera. Kurba e rritjes vazhdoi deri në vitin 1940, e më pas pësoi rënie. Pasi iu bashkua këtyre organizatave, shitjet e kompanisë u rritën nga 38 260 marka në mbi 3 300,000 marka në vitin 1941. Hugo Boss nuk ishte kufizuar vetëm në prodhimin e uniformave ushtarake dhe veshjeve për punëtorët. Sidoqoftë, kërkesa për veshje ushtarake u rrit shumë në vitin 1938, pra në vigjilje të "Luftës së Dytë Botërore" (1939-1945).

Biznesi po haste vështirësi të gjente punonjës. Me ardhjen e "Luftës së Dytë Botërore", kërkesa për uniforma u rrit. Numri i punonjësve u rrallua tepër për shkak se kërkonin punë në industri të tjera, me pagesa më të larta. Kjo solli shfrytëzimin e të burgosurve të luftës si krah pune në prill të 1940-ës. 40 prej tyre ishin francezë që punuan për rreth një vit. Pjesa dërrmuese ishin polakë (mbi 100) që i sillnin nga qyteti Bielsko i Polonisë, qytet i njohur për industrinë tekstile.
Hugo Boss prodhoi uniforma për Wehrmacht-in, SA, SS, për Hitler Youth-in (Rinia Hitleriane) dhe për organizata të tjera.
Pas luftës, vala e denazifikimit çoi në gjykimin e Hugo Boss-it, ku iu hoq e drejta e votës, e drejta për të drejtuar një biznes dhe e gjobitën me 100 000 marka. Hugo e apeloi këtë vendim dhe më pas u konsiderua si “ndjekës”, simpatizant i Partisë Naziste. Kompaninë ia kaloi dhëndrit, Eugjen Holit.
Hugo ndërroi jetë më 9 gusht të vitit 1948, në moshën 63 vjeçare, në Metzingen.
Kompania i rezistoi kësaj periudhe, në të cilën prodhonte ende veshje ushtarake dhe në vitin 1950, kompania nisi të prodhonte kostume për meshkuj. Në vitin 1969 Eugjeni i la kompaninë 2 bijve të tij, Jokenit dhe Uvit. Ata janë formësuesit e asaj ç’ka kompania Hugo Boss përfaqëson sot. Ata e shtrinë ndikimin e saj në nivele të jashtëzakonshme.
Sponsorizimi i Niki Laudas (garues në Formula One) e më pas i skuadrës së Meklarenit ndikoi në rritjen e shitjeve të kompanisë, pra duke qenë një formë eficente reklamimi. Në vitin 1984, Hugo Boss hapi linjën e saj të parfumeve, në 1989 linjën e syzeve, në 1997 linjën e difuzuar për femra dhe meshkuj dhe në 2006-2007, linjën e veshjeve për fëmijë. Disa nga fytyrat që kanë reprezentuar këtë kompani janë: Kris Hemsuorth, Zherard Batler dhe Zak Efron.
'Hugo Boss' ka rreth 6100 pika shitjeje në 124 vende.Në vitin 2009, BOSS Hugo Boss ishte segmenti më i madh i kompanisë, dhe përbënte 68% të të gjitha shitjeve. Pjesa tjetër plotësohet nga BOSS Orange me 17%, BOSS Selection me 3%, BOSS Green me 3% dhe HUGO me 9%. Kompania sot ka një gamë të gjerë të veshjeve, aksesorëve, këpucëve dhe parfumeve.
Më poshtë, mund të shihni një tabelë të të ardhurave vjetore të kompanisë nga viti 2001 deri në vitin 2021. Në vitin që lamë pas kompania pati të ardhura vjetore 2.79 miliardë dollarë.

Të dhënat janë marrë pjesërisht nga "Study on the Company`s History"
Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38