Flash News

POLITIKOFF

Hulumtimi: Vetmia lidhet me rritjen e rrezikut të vdekjes

Hulumtimi: Vetmia lidhet me rritjen e rrezikut të vdekjes

Vetmia dhe izolimi social shoqërohen me një rrezik në rritje të vdekjes tek pacientët që vuajnë nga kanceri dhe çdo sëmundje tjetër, sipas një meta-analize të të dhënave të publikuara në revistën “BMJ Oncology”.

Edhe pse dihet që vetmia shoqërohet me probleme të ndryshme shëndetësore, siç janë mosfunksionimi njohës, çrregullimet e gjumit dhe dhimbja, ishte ende e paqartë nëse ajo mund të lidhej edhe me një rrezik të shtuar të vdekjes nga kanceri ose sëmundje të tjera.

Për të hetuar më tej këtë marrëdhënie, studiuesit shqyrtuan 16 studime, që përfshinin një total prej 1,635,051 pacientësh me një moshë mesatare prej 63 vjeç, nga të cilët 13 u përfshinë në meta-analizë. Studimet u kryen në Kanada, Angli, Finlandë, Francë, Irlandë, Japoni dhe Shtetet e Bashkuara.

Analiza tregoi se vetmia shoqërohet me rrezik të shtuar prej 34% të vdekjes nga çdo shkak, ndërsa shoqërohet me një rrezik të shtuar prej 11% të vdekjes nga kanceri.

Megjithatë, studiuesit sqarojnë se gjetjet duhen interpretuar me kujdes, për shkak të ndryshimeve në hartimin e studimit, ndryshimeve metodologjike dhe natyrës së tyre vëzhguese.

Të fundit