Flash News

POLITIKOFF

Humbi 7 familjarë në tërmetin e 26 nëntorit, përlotet Evi Reçi: Nuk kam folur për tërmetin prej shumë kohësh

Humbi 7 familjarë në tërmetin e 26 nëntorit, përlotet

Në tërmetin e fuqishëm të 26 nëntorit, një prej historive më të dhimbshme ishte ajo e Evi Reçit. Ajo humbi 7 familjarë. Familja e xhaxhait të saj u shua, teksa humbi dhe miken e saj të fëmijërisë me familjen e saj.

E ftuar ne #Expuls RTV Ora përballë gazetarit Ronaldo Sharka, Evi Reçi u bë pjesë e rubrikës me të re: “N’kujtime”, ku personazhet e njohur të artit dhe politikës do rrëfejnë jetën e tyre nëpërmjet 10 fotove, pa shumë pyetje.

Teksa fotoja e saj dhe e Kristit, vajzës së xhaxhait u shfaq në ekran, Evi u përlot dhe tregoi se sa shumë e lënduar është nga tragjedia e 26 nëntorit:

“Kjo është Kristi, kushërira ime e cila nuk jeton më. Është moment shume delikat… është njëra prej anëtarëve të familjes qe humbën jetën nga tërmeti i 26-nëntorit. Shumë njerëz kanë qenë pranë meje kur doli lajmi për lidhjen familjare që kisha. Kristi këtu është shumë e vogël, vinte shpesh në Greqi për t’më takuar. Kam shumë kujtime të bukura.

Kisha shumë kohë pa e parë. Nuk kam folur për tërmetin prej shumë kohësh, e kujtoj si një ëndërr të keqe…. Kuptova rëndësinë e jetës, kuptova që njerëzit nuk janë përgjithmonë, kuptova qe mund të ikin shumë të rinj njerëzit."

Të fundit