Flash News

POLITIKOFF

Humbi babanë nga Covid-19, Meridiani shpërthen në lot: Nuk e dija ku e kishte varrin

Humbi babanë nga Covid-19, Meridiani shpërthen në lot: Nuk e dija

Meridiani po shijon eksperiencën e "Big Brother" për herë të dytë, pasi ka qenë më parë pjesë e kësaj shtëpi - ku dhe e mori famën.

Edhe më parë, në një lojë ku banorët duhet të mbronin argumentet pro ose kundër të një teme të caktuar, Meridianit i ra opsioni kundër vaksinimit ndaj Covid-19. Meridiani pranoi ta humbiste lojën, pasi ai ishte pro vaksinimit dhe tregoi se ai ka humbur të atin pasi u prek nga Covid-19.

Ndërsa mbrëmë, ai ka shpërthyer në lot teksa po bisedonte me Monikën për këtë temë.

“Ndodhi dhe kjo e babit me Covid. Ishte 68 vjec. E kapi mushkëria, nuk donte ta pranonte. Zihesha me të, i thoja do bëjmë tamponin se ke temperaturë. Nuk i besonte, thoshte janë budallaqe që jep televizori. E bëjnë për politikë thoshte”, tha Meridiani.

"Ishte koha kur nuk linin të dilte njeri. U nisa pastaj për Turqi se kisha mamin, vjehrrin e vjehrrën që filloi gjendja dhe na kapi ankthi dhe kur jam kthyer, nuk e dija ku ishte varri i babit. E kupton çfarë tmerri. Kur nuk e shikon, prap nuk e beson. Sa herë që shkoj, pres ta shoh. Më duket si gënjeshtër,"- tregoi i përlotur Meridiani.

Të fundit