Flash News

POLITIKOFF

Humbi mikun dhe kolegun e saj, Jennifer Aniston bën dedikimin e ndjerë

Humbi mikun dhe kolegun e saj, Jennifer Aniston bën dedikimin e ndjerë

Jennifer Aniston shprehu dhimbjen e saj në Instagram pas humbjes së papritur të një prej kolegeve të saj në “The Morning Show”.

Ajo nderoi asistentin e ndjerë të kamerës, Gunnar Mortensen, përpara se të zbulonte se një faqe 'GoFundMe' ishte krijuar për të mbledhur para për familjen e tij.

Humbi mikun dhe kolegun e saj, Jennifer Aniston bën dedikimin e ndjerë

Në një postim në Story, aktorja e srialit ikonik “Friends”, Jennifer Aniston shkroi:

"Javën e kaluar ne humbëm papritur dhe tragjikisht Gunnar Mortensen. Një nga dritat tona të ndritshme në setin e @themorningshow. Si asistent i kamerës, ai ishte shumë i aftë dhe i përkushtuar ndaj punës së tij. Në kujtim të Gunnar është krijuar një faqe për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve për gruan e tij, Keely, dhe djalin e tij 2-vjeçar Lars gjatë kësaj kohe të vështirë. Do të na mungosh, Gunnar."

Të fundit