Flash News

POLITIKOFF

Humbi ndjenjat live në spektakel, reagon motra e Fifit: Nuk të duhet fitorja

Humbi ndjenjat live në spektakel, reagon motra e Fifit: Nuk të duhet

Në spektaklin e mbrëmshëm të "Big Brother Vip Albania" ka ndodhur një situatë aspak e zakonsheme, pasi një prej konkurrenteve ka humbur ndjenjat.

Pavarësisht se nuk u ndje as e kërcënuar apo nuk kishte debate me tone të larta, Fifi nuk i ka pritur mirë kritikat e opinionistes, Balinës dhe i ka rënë të fikët.

Ky moment u diskutua shumë duke dalë dhe nga programi dhe madje u diskutua dhe nëse Fifi duhet të vijonte qëndrimin e  saj në shtëpi apo jo. Pavarësisht se banorët në shtëpi apo dhe ata të eliminuar mendonin se Fifi duhet të dilte për të mirën e shëndetit të saj, por vetë Fifi vendosi të vazhdonte të ishte pjesë e shtëpisë.

Lidhur me atë që ndodhi ka reaguar edhe motra e Fifit, Edona, e cila shkruan në një postim në Instastory se këngëtarja është njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe dhe se sinqeriteti i saj po keqpërdoret.

“Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e Big Brother përpara shëndetit tënd, po është diçka që do e kalosh. Ke kaluar shumë sfida më të rënda dhe jam e  bindur se do e përballosh këtë”, shkruan ajo ndër të tjera.

Humbi ndjenjat live në spektakel, reagon motra e Fifit: Nuk të duhet

Të fundit