Flash News

POLITIKOFF

Humbi nënën nga Covid-19, Jonida Shehu: Shtyrja e vaksinës ishte gabim

Humbi nënën nga Covid-19, Jonida Shehu: Shtyrja e vaksinës ishte

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar videomesazhin e gazetares së njohur Jonida Shehu, e cila humbi nënën për shkak të COVID-19.

Humbi nënën nga Covid-19, Jonida Shehu: Shtyrja e vaksinës ishte

Në këtë videomesazh, gazetarja rrëfen humbjen e mamasë së saj, e cila vë theksin tek vaksinimi.

“Është shumë e freskët koha e këtij COVID-i fatal në familjen tonë. Në të gjitha mendimet që më vijnë këto ditë pas ikjes së mamit është vetëm një konstante, që asnjëherë unë nuk mendova që do të ikte nga COVID-19. Pas nënës time unë kam pasur në familje edhe njerëz të tjerë që janë infektuar, që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan të thjeshtë COVID-in, por sot janë! Dhe kjo më mjafton për të menduar që shtyja e kohës së vaksinës ishte besoj një gabim,”- tregon Jonida në mesazhin e saj emocionues.

Të fundit