Flash News

POLITIKOFF

Humbi rolin më të rëndësishëm të karrierës së saj, si është gjendja emocionale e Rita Orës

Humbi rolin më të rëndësishëm të karrierës

Rita Ora me siguri ka përjetuar një zhgënjim të madh kur mori lajmin se Disney kishte anuluar filmin "Beauty and The Beast". Lajmi erdhi vetëm disa ditë pasi këngëtarja – e cila ka luajtur edhe në filmin në "50 Shades Of Gray" – zbuloi se ajo po luante një personazh kryesor në shfaqjen e re televizive.

Rita, 31 vjeçare, do të luante së bashku me Luke Evans dhe Josh Gad të 'Frozen' në rolin e saj më të madh deri më tani. Një burim tha se: “Rita ishte absolutisht e shkatërruar kur i thanë se Beauty And The Beast ishte anuluar."

"Ka pasur probleme me skenarin. Askush nuk e ka idenë se sa kohë do të duhet për ta rikthyer filmin në rrugën e duhur.”

Një burim i dytë prodhimi shtoi: “Disney janë fansa të mëdhenj të Ritës. Ekzekutivët e lartë atje po e mbështesin atë gjatë gjithë rrugës.”

Rita tani do të ketë më shumë kohë për të punuar në muzikë të re pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me BMG. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Të fundit