Flash News

POLITIKOFF

Humbi të atin nga Covid-19, Gentian Zenelaj: Prindërit nuk vdesin kurrë babo

Humbi të atin nga Covid-19, Gentian Zenelaj: Prindërit nuk vdesin

Aktori Gentian Zenelaj ka humbur mbrëmë të atin, i cili ishte prekur nga Covid-19. Aktori e dha vetë lajmin e trishtë përmes një postimi në rrjetet sociale: “Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj, pas një beteje të gjatë me Covid 19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju bekoftë! Varrimi zhvillohet nesër në orën 13:00 në Shëngjin."

Ndërkohë pas varrimit, Genti ka prekur me një dedikim që i ka bërë të atit, ku shkruan se prindërit nuk vdesin kurrë:

“Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo.. Ata rrojnë brenda qelizave tona. Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë.. Kemi jetuar dhe shijuar cdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot. Kanë kujtime tē mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty ..me gjyshin e butë e shokun e lojrave ..E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo.. Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë. Keshilluesi më i duruar..Te dua shumë Babo.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gentian Zenelaj (@gentianzenelaj)

Të fundit