Flash News

POLITIKOFF

Hyn "live" dhe tregon shtëpinë, Kim Kardashian revoltohet me të bijën

Hyn "live" dhe tregon shtëpinë, Kim Kardashian revoltohet me

Kim Kardashian u shfaq duke qortuar North West pasi zbuloi se vajza e saj 8-vjeçare kishte hyrë "live" në TikTok pa lejen e saj.

North – vajza e Kardashian dhe Kanye West – së fundmi hapi një llogari të përbashkët në TikTok me nënën e saj, e cila, sipas përshkrimit të llogarisë, “menaxhohet nga një i rritur”.

North me sa duket doli "live" në aplikacion pa lejen e nënës së saj të dielën, dhe u tregoi 2.2 milionë ndjekësve të llogarisë shtëpinë e familjes së saj në Hidden Hills, Kaliforni.

Në njërën prej videove, e cila u regjistrua dhe u rishpërnda në Instagram nga llogaria e fansave @kardashianvideo, North dhe miqtë e saj bëjnë një xhiro në shtëpinë e saj, e cila ishte zbukuruar për një festë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kardashian News (@kardashianvideo)

Në të njëjtën video, kushëriri i North, Reign Disick, djali i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, shihet duke u përpjekur të mbyllë live-n.

Në një video tjetër të marrë nga"live", North shkon në dhomën e Kardashian West-it e cila është e shtrirë dhe me krem ​​në fytyrë dhe i tregon asaj se është "live" në TikTok. Kardashian shihet e nervozuar dhe i bërtet së bijës pse po e bën këtë pa leje.

"Jo, ndalo. Nuk të lejohet të futesh live", i tha Kim së bijës. "Hajde tani, North."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kardashian News (@kardashianvideo)

North më pas bëri sikur kishte fikur video-live teksa hynte në dhomë, por shikuesit dëgjuan gjithashtu Kim Kardashian duke pyetur nëse vajza e saj ishte "me të vërtetë live" përpara se videoja të fiket.

Të fundit