Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
I dha fund martesës 25-vjeçare, Alma Bektashi: Zero tolerancë për tradhtinë
Këngëtarja e njohur Alma Bektashi ka rrëfyer disa detaje lidhur me divorcin e bujshëm nga ish-partneri Sokol Stafa. Në një intervistë për “Sol” Bektashi tha se divorci për të nuk ka qenë një vendim i lehtë.
Alma u shpreh se arsyeja e divorcit ishte tradhëtia bashkëshortore, gjë të cilën ajo nuk e toleroi në asnjë moment. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se këngëtarja pranoi se tradhëtinë e kishte mësuar nga portalet.
“Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. Ishte vendim i marrë përnjeherë. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Për të besuar diçka duhet ta shohësh vetë.” u shpreh Bektashi.