Flash News

POLITIKOFF

I doli në mbrojte Gazës, Dua Lipa: Jam e gatshme të marr goditje

I doli në mbrojte Gazës, Dua Lipa: Jam e gatshme të marr goditje

Dua Lipa në një intervistë së fundmi në një intervistë ka folur për statuset e saj në rrjetet sociale ku i ka dalë në mbrojtje Gazës.

Në tetor ajo dhe të famshëm të tjerë, duke përfshirë Channing Tatum, krijuan një grup të quajtur Artists4Ceasefire.

Ata i shkruajtën një letër të hapur Presidentit Biden duke i shpjeguar se ata janë bashkuar si artisët dhe avokatë për të dëshmuar humbjen dhe tmerrret në luftën Izrael-Palestinë.
Duke folur për Radio Times këtë javë, ajo tha se të flasësh për luftën është një ‘vendim i madh’.

“Kur flas për gjëra që janë politike, kontrolloj dy herë, trefish veten që të jem, OK. Kjo ka të bëjë me diçka që është shumë më e madhe se unë dhe është e nevojshme. Gjithmonë do të përballesh me reagime dhe opinione të njerëzve të tjerë, kështu që është një vendim i madh. E balancoj atë, sepse në fund të fundit, mendoj se është për të mirën më të madhe, kështu që jam e gatshëm ta marrë atë goditje”, shprehet Dua Lipa.

Të fundit