Flash News

POLITIKOFF

I fshinë foton me gjoksin jashtë, Madonna akuzon Instagramin për seksizëm

I fshinë foton me gjoksin jashtë, Madonna akuzon Instagramin për

Mbretëresha e popit, Madonna ka akuzuar Instagramin për seksizëm, pasi ky aplikacion i ka hequr fotot  e saj të fundit sensuale pa asnjë paralajmërim, sepse një pjesë e gjoksit të këngëtares shfaqej në foto i ekspozuar, edhe pse i mbuluar me një emoji zemër.

“Po ripostoj fotografitë që Instagrami hoqi pa paralajmërim apo njoftim… Arsyeja që ata dhanë ishte se një pjesë e vogël e gjoksit tim u ekspozua”, shkroi Madonna në një postim në Instagram.

Këngëtarja shprehu neverinë e saj për ata që seksualizojnë gjoksin, edhe pse “përdoret për të ushqyer një jetë të re”.

“Është ende befasuese për mua që jetojmë në një kulturë që lejon të tregohet çdo centimetër i trupit të një gruaje, përveç një thithe. Sikur kjo të jetë e vetmja pjesë e anatomisë së një gruaje që mund të seksualizohet. Thitha e gjirit që ushqen foshnjën!”-shkruan këngëtarja.

Ajo gjithashtu vuri në dukje standardin e padrejtë të dyfishtë që ekziston në shoqëri ku burrat lejohen të tregojnë gjoksin e tyre ndërsa gratë jo.

“A nuk mund të përjetohet thithka e mashkullit si erotike?! Po prapanica e një gruaje që nuk censurohet askund?”, tha ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Madonna (@madonna)

Të fundit