Flash News

POLITIKOFF

"I ka hipur tangërlliku", Ermali flet për Borën dhe pagesën që ajo ka kërkuar të jetë në serial

"I ka hipur tangërlliku", Ermali flet për Borën dhe

Ermal Mamaqi ka qenë sot i ftuar në "Abc-ja e Mëngjesit" ku ka folur për projektet e tij dhe gjithashtu nuk mund të kalonte pa komentuar dhe zhurmën që ndodhi kur ai ishte pjesë e Big brother Vip Albania.

Një batutë e tij ku u përmend Bora Zemani që vijoi më pas nga Salsano Rrapi për Beatrix Ramosaj bëri bujë dhe është parë si e qëllimshme. Pavarësisht se aktori theksoi se gjithçka ishte në kuadrin e shakasë, komentet negative nuk kanë munguar.

Albani e ka pyetur nëse vërtetë Bora do të jetë aktore në serialin e tij. Mamaqi tha me humor se Borës i është rritur mendja pasi është përmendur kaq shumë kohët e fundit, sidomos në Big Brother. A do të jetë në sezonin e ri të serialit të tij? Ermali nuk la pas batutat as me këtë pyetje teksa tha se “i është rritur tangërlliku“.

“Kemi një problem, është një sfidë me Borën dhe uroj që të na shikojë dhe të ndryshojë mendimin e saj. Ngaqë u bë kjo zhurmë, i është rritur tangërlliku dhe ka një çmim të lartë. I bëj thirrje shikoje dhe njëherë ofertën se ndryshe folëm në fillim dhe ndryshe pas Big Brotherit. Borës i është rritur çmimi,” - tha ai.

Të fundit