Flash News

POLITIKOFF

“I lutem Zotit të më ruajë”, ç’deklaronte Shpat Kasapi për besimin dhe jetën

“I lutem Zotit të më ruajë”,

Shpat Kasapi u largua papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare. Një arrest kardiak rezultoi fatal për këngëtarin e njohur, i cili vdiq në Bologna të Italisë.

Vite më parë, i ftuar në një emision televiziv, Shpat Kasapi ka folur për jetën e tij dhe të qenurit një besimtar i cili respekton rregullat dhe detyrimet fetare.

Ai ka shprehur bindjet e tij fetare dhe ka pohuar se i lutet gjithmonë Zotit ta ruajë nga e keqja.

“Lutem gjithmonë që të më ruajë Zoti, kjo është lutja e parë që bëj. O Allah, më ruaj nga të këqijat që i krijon dhe krijohen nga krijesa të ndryshme. Ti je mëshiruesi dhe mëshirëbërësi. E kështu kështu me radhë”, ka dekaruar Shpat Kasapi.

Të fundit