Flash News

POLITIKOFF

I mbijetoi kampit të ferrit në Aushvic, 97-vjeçarja rrëfen përjetimet e saj në Tik Tok

 

I mbijetoi kampit të ferrit në Aushvic, 97-vjeçarja rrëfen

Një 97-vjeçare që i mbijetoi kampit të përqendrimit në Aushvic ka zgjedhur aplikacionin e Tik Tok për të rrëfyer përjetimet e saj në kampin e ferrit.

97-vjeçarja e quajtur Lily Ebert me origjinë hungareze ka gjetur një mundësi për të mbajtur gjallë premtimin e dhënë në prill të vitit 1945:

“I premtova vetes që nëse do të mbijetoja, do t’i tregoja botës se çfarë ndodhi në të vërtetë. Dhe e mbajta premtimin tim”.përmes rrjetit social Tik Tok dëshminë e përjetimeve të saj në kampin e ferrit, tek të rinjtë.

Stërnipi i 97-vjeçares, Dov Forman, hapi në muajin shkurt një llogari në të cilën Lily tregon historitë e saj dhe u përgjigjet pyetjeve të 1.2 milionë ndjekësve.

“Ishte e tmerrshme, edhe sot pas më shumë se 75 vjetësh më dhemb të flas për të”, shprehet ajo.

Ebert u dëbua në 1943 me familjen e saj nga Bonyhád, qyteti i saj i lindjes në Hungari, në Aushvic. Ajo arriti të shpëtojë së bashku me dy motrat e sa, por nuk pati kurrë lajme nga nëna, vëllai dhe një motër tjetër që nga dita kur arritën në kampin e përqendrimit.

 

Të fundit