Flash News

POLITIKOFF

I mori makinën shokut dhe ia shiti, detaje nga ndalimi i Rezart Veleshnjas

I mori makinën shokut dhe ia shiti, detaje nga ndalimi i Rezart Veleshnjas

Aktorit të njohur të humorit, Rezart Veleshnja, i cili së fundmi është bërë pjesë e titujve të mediave, i është shtuar një tjetër incident në listën e problemeve me ligjin. Policia ka zbardhur detaje të reja mbi arrestimin e tij për një rast mashtrimi të dyshuar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, Veleshnja akuzohet se i ka marrë një makinë shokut të tij, shtetasit Y.T., me pretekstin e përdorimit të përkohshëm, por më pas nuk ia ka kthyer. Në vend të kësaj, ai e ka shitur automjetin për një shumë prej 2 mijë euro.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R.V., banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet shtetasit Y.T., dhe më pas e ka shitur,” thuhet në njoftimin e policisë.

Ky nuk është incidenti i parë që përfshin Veleshnjan në lajme negative. Kujtojmë se ai u përjashtua nga spektakli Big Brother VIP Kosova, ku ishte konkurrent, për shkak të disa episodeve të konsideruara të papranueshme nga produksioni.

Mes tyre ishin akuza për ngacmime seksuale, gjuhë urrejtjeje dhe kërcënime. Veprimi i tij më i diskutuar ishte goditja në të pasme e një tjetër konkurrenteje, Xhenetës, gjë që solli largimin e tij nga gara.

Ngjarja e fundit duket se ka shtuar një tjetër pikë të errët në karrierën e tij, duke sjellë në qendër të vëmendjes jo talentin e tij, por problemet e tij me ligjin. Ndërkohë, hetimet mbi rastin e mashtrimit vijojnë, ndërsa pritet që gjykata të shqyrtojë çështjen në ditët në vijim.

 

Të fundit