Flash News

POLITIKOFF

I mori titullin "nga duart", çfarë thotë John Legend për Michael B. Jordan

I mori titullin "nga duart", çfarë thotë John Legend

Michael B. Jordan u shpall nga revista "People" si “Burri më seksi i vitit 2020”.

Këtë titull në fakt aktori dhe producenti nuk e priste aspak. Në intervistën ekskluzive për revistën "People", Jordan u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë se do ta merrte titullin si “Burri më seksi i vitit” dhe sipas tij as të tjerët nuk e besonin këtë.

I mori titullin "nga duart", çfarë thotë John Legend

Kujtojmë se në 2019 u shpall si burri më seksi në botë këngëati John Legend dhe e mbajti këtë titull derisa Jordan ia mori "nga duart fronin".  

Lidhur me këtë, Legend ka reaguar në një mënyrë që vetëm ai duke shkaktuar humor dhe të qeshura në rrjetet sociale. Përmes një postimi në Twitter, John Legend shkruan:

“Urime vëllai im Michael! Dhe faleminderit! Tani mund të vazhdoj i qetë të shtoj peshë nga karantina, pa presionin për të mbajtur një titull.”

Të fundit