Flash News

POLITIKOFF

"I mori Trixën"/ Kledi i çon parashutën Donaldit me mesazhin që të ndahet nga ajo, në ditën e lindjes së Borës

"I mori Trixën"/ Kledi i çon parashutën Donaldit me

Sot ka ditëlindjen Bora Zemani dhe fansat kanë qenë gjatë gjithë ditës duke ndjekur reagimet e Donaldit për të kuptuar nëse ai e mban mend këtë datë apo po bën ndonjë shenjë.

Në "ndihmë" i kanë shkuar 'brenda në shtëpi' nga jashtë, miqtë e tij Kledi Hysa dhe Anaid Kaloti. Kledi është një ish-konkurrent i shtëpisë, i cili gjatë kohës që ishte në një lidhje me një vajzë gjermane jashtë, dha shenja pëlqimi për Beatrixën.

Pasi Donaldi u lidh me Trixën, shumë fansa jashtë e kanë quajtur dhe "tradhti" atë që bëri Donaldi, pasi u lidh me vajzën që pëlqente miku i tij i ngushtë që njohu në BBV. Vetë Kledi këtë habi e ka shprehur shpesh herë pasi ai ishte fans i dashurisë së Donaldit me Borën.

Po ashtu edhe ish-fituesi i Bg Brother, Anaidi, është shprehur hapur se përkrah Donaldin dhe shpesh herë ka thënë në daljet e tij apo dhe në Instagram Live se Donaldi duhet të ndahet nga Beatrix dhe të luajë vetëm. Ai po ashtu përkrah Borën.

Sot, në ditëlindjen e Borës, dy miqtë e Donaldit kanë dhënë mesazhe për Donaldin, që të ndahet me Beatrix.

"Dashuria nuk mund të jetë kurrë një sekret", shkruhet në pankartë dhe data "9 janar".

"I mori Trixën"/ Kledi i çon parashutën Donaldit me

"I mori Trixën"/ Kledi i çon parashutën Donaldit me

Të fundit