Flash News

POLITIKOFF

I ndau pandemia, Nick Jonas është frymëzuar nga bashkëshortja  e tij për realizimin e albumit të ri

I ndau pandemia, Nick Jonas është frymëzuar nga

I ftuar në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, këngëtari Nick Jonas ka treguar se albumi më i ri “Spaceman” në fakt është frymëzuar nga ndarja që pësuan ai dhe Priyanka Chopra Jonas gjatë pandemisë.

“Ajo ngeci në Gjermani prej xhirimeve të një filmi, ndërsa unë isha këtu dhe kisha mall. Nisa të shkruaj dhe brenda pak ditësh kuptova që kisha realizuar një album”, rrëfeu Nick.

Temat e këngëve janë për vetminë, izolimin, por mesazhet që përçohen janë të gjitha për një të ardhme të bukur.

Albumi do të quhet Spaceman, titull që mban dhe kënga e tij e parë e këtij albumi.

 

Të fundit