Flash News

POLITIKOFF

I nervozuar nga paparacët, Can Yaman tërheq të dashurën; i rrëzohet i ati! Diletta në siklet

I nervozuar nga paparacët, Can Yaman tërheq të dashurën; i

Can Yaman është aktori turk me origjinë shqiptare i cili tashmë është shumë i njohur në Itali dhe në shumë vende të tjera të botës. Ai momentalisht është i angazhuar me një projekt italian i cili pritet të transmetohet së shpejti, teksa është në lidhje me gazetaren e njohur italiane të sportit, Diletta Leottën.

Dyshja kanë qenë në Turqi për të kaluar pushimet bashkë me familjen e aktorit dhe atje kanë shkuar paparacët për ta pyetur aktorin. Mirëpo, ai ka refuzuar të flasë më ta duke i injoruar dhe në video shihet që është i nervozuar për praninë e tyre aty. Aktori i nervozuar ka nxituar të largohet për tek makina dhe teksa nxitonin, babai i tij u rrëzua.

Nga ana tjetër Diletta dëgjohet t’i thotë në video aktorit “Mos më tërhiq”. Megjithatë prezantuesja italiane e ka kaluar me shumë sportivitet këtë situatë dhe ndërsa gaetarët e pyesin atë në turqisht, prezantuesja thotë:

Nuk po kuptoj asgjë. Kjo gjë më bën për të qeshur. Është një situatë shumë qesharake”.

Kjo sjellje arrogante e aktorit është vërejtur dhe herë të tjera e madje është kritikuar pafund nga fansat e tij dhe nga mediat turke veçanërisht.

Të fundit