Flash News

POLITIKOFF

I ngatërroi emrin, Ylli i përgjigjet menjëherë Beniadës

I ngatërroi emrin, Ylli i përgjigjet menjëherë Beniadës

Banorja e BBV, Beniada Nishani, është kthyer në një personazh shumë simpatik dhe të dashur për publikun shqiptar. Për shkak se është rritur jashtë Shqipërisë, Beniada shpesh herë flet me gabime por shumë lezetshëm dhe kjo i ka pëlqyer shumë publikut shqiptar.

Madje, videot e saj kur ngatërron emrat e artistëve shqiptarë, si Butrint Imerit apo Noizyt, janë kthyer virale. Dje, Beniada ka bërë "gabimin" e radhës, që sigurisht u kthye viral. Ajo nuk e shqipton dot emrin e Ylli Limanit, pasi e thotë "Ydhi Dhimani" dhe madje dhe banorët e "Big Brother Vip Albania" kanë shpërthyer në të qeshura dhe janë argëtuar.

“Ydhi Dhimani. Po sa i bukur ishte ai çuni, sa i lezetshëm…si arush i vockël! Shumë i lezetshëm. Ma bëri kështu (zemër) mua”, tha Beniada.

Nga ana tjetër duket se dhe Ylli është gëzuar që është ai "gafa e radhës" e Beniadës dhe ka reaguar menjëherë teksa shkruan krahas videos:

“Prej sot emrin e kam Ydhi Dhimani”, ka shkruar ai.

I ngatërroi emrin, Ylli i përgjigjet menjëherë Beniadës

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Historia shpirtit ???? (@historiashpirtitt)

Të fundit