Flash News

POLITIKOFF

I nxorën videon me 500-en në ballë, reagon Dojna Mema

I nxorën videon me 500-en në ballë, reagon Dojna Mema

Moderatorja Dojna Mema u është përgjigjur kritikave për deklaratat e saj të fundit në emisionin ‘Oxygen’.

Në një video të publikuar në Instastory, moderatorja u shpreh: “Vazhdoni të nxirrni foto e video nga konteksti, sepse njerëzit nuk janë budallenj”.

Reagimi i Dojnës vjen pas sulmeve nga Rike Roçi dhe Enca, pasi Dojna sulmoi vajzat e Instagramit për jetën fallco të tyre dhe për ekspozimin e luksit.

“Që nga mosha 21 vjeçare kam qenë në TV, çdo gjë është publike, çdo gjë është lehtësisht e vërtetueshme ndaj vazhdoni nxirrni foto, mesazhe, video, fraza nga konteksti televiziv dhe i show-t dhe përdorini si të keni qejf se njerëzit nuk janë budallenj”, tha ajo.

Përpos argëtimit, mendoj që është shumë e rëndësishme të ketë edhe emisione edukative. Kur them edukative, [e kam fjalën] edukative në çdo aspekt, sepse kemi nevojë të dëgjojmë muzikë të mirë, të promovojmë vlera, kemi nevojë të flasim për tema të rëndësishme. Jo vetëm goca Instagrami. Nuk kam asgjë me gocat e Instagramit, por nuk ka shumëllojshmëri, ka vetëm goca Instagrami në televizionet shqiptare, apo djem të pasur, pa i pyetur se si e kanë bërë pasurinë”, tha ajo.

“Harroi kjo që çuni i babit [emri i fshirë] i vendoste 500 euro në ballë dhe i bëheshin sytë me zemra kësaj…i urrej vajzat që bëjnë si moraliste dhe pastaj nga mbrapa janë më keq”, iu përgjigj Rike Roçi, referuar një videoje të vjetër ku Erik Fullani i mbyll sytë Dojnës me një kartëmonedhë me vlerë 500 euro.

Të fundit