Flash News

POLITIKOFF

I publikuan fotot me të dashurin, Bebe Rexha poston videon dhe pranon se ndihet mirë me trupin e saj

I publikuan fotot me të dashurin, Bebe Rexha poston videon dhe pranon se

Është një nga këngëtaret më të suksesshme por format e saj trupore nuk kanë qenë gjithmonë perfekte, si të shumë kolegeve të saja të cilat bëjnë çdo sakrificë për të arritur format perfekte për hir të imazhit.

Bebe Rexha është nga ato këngëtare që nuk ka pasur kurrë komplekse të tilla madje ka folur hapur dhe ka nxitur të tjerët të pranojnë veten ashtu siç janë.

Së fundmi, duke u nisur nga fotot e paparacëve që ja publikuan teksa shijonte pushimet me të dashurin, Bebe ka vendosur të ndajë një video me rroba banje, me të njëjtat kur u fotografua me të Keyan Safyari. Këngëtarja ka theksuar se ndihet shumë mirë me trupin e saj, ndërsa një burim pranë saj ka treguar për ‘Hollywoodlife’ se Bebe nuk ka dëshirë të duket se ka gjëra për të fshehur dhe se çdokush duhet të ndihet rehat me veten e vetë.

“Është një nga njerëzit më konfident. Me siguri shumë shpejt do të publikojë diçka tjetër të këtij lloji”, kanë thënë burimet.

Të fundit