Flash News

POLITIKOFF

I refuzuan këngën, Mentor Hazizi revoltohet: RTSH festival i ndytë, nuk i do kosovarët

I refuzuan këngën, Mentor Hazizi revoltohet: RTSH festival i

Këngëtarit shqiptar nga Kosova, Mentor Hazirit i është refuzuar kënga për në "Festivalin e Këngës". Dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak artistit, i cili ka reaguar i revoltuar në profilin e tij në Instagram.

“Në të kaluarën ma kane thënë që është festival i ndytë e i zhytun në korrupsion ku kënga shitet me pazare neper korridore shume kohë para – kurrë s’kam besu sepse jam rrit duke pa atë Festival me këngëtarë të vjetër e ikona të asaj kohe”, thotë Haziri, teksa e mbyll reagimin me  "Kam filluar te besoj ne kombin kosovar."

Postimi i plotë:

Kenga ime e re e shkruar nga une dhe e orkestruar nga profesioniste te muzikes  nga Irlanda nuk pranua ne FEST RTSH pa dhene asnje arsye te vetme ! Ne te kaluaren ma kane thene qe eshte festival i ndyte e i zhytun ne korrupsion ku kenga shitet me pazare neper koridore shume kohe para – kurre skam besu sepse jam rrit duke pa ate Festival me kengetare te vjeter e ikona te asaj kohe.  Sot fatkeqesisht e vertetova kete te keqe dhe poashtu vertetova se ai Festival si don shqiptaret nga Kosova aty sepse bejne konkurencen. Asnje nga Kosova  nuk eshte konkurent atyy kete vit, po bash ketu dua te nderlidhem. Nje gje dua te potencoj qe Kosovarja Rona Nishliu ja u zbardhi fytyren ne Eurovizion dhe sot performanca dhe kanga e saj KOSOVARE degjohet ende neper bote dhe eshte kange historike e Eurovizionit. Marre ju qofte juve –  Komisioni i turpit Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni – qe u frikesuat aq shume

nga nje shqiptar i Kosoves sa qe nuk ja dhatë mundesine as te garoj me te theret sepse jeni mesuar me festivale orgjish playbacku gje qe fatkeqesisht une se bej dot por kendoj live,

dhe mos harroni shume shpejt ne Kosove bahet Festivali i cili perfaqeson Kosoven ne Eurosong. Dhe ju do humbni shume nga artistet kosovare te cilet qe nga viti 2000 sollen Pop-in Rock – un Hip Hopin Jazz in e Funk un ne muziken  e  Shqiperise.

Kjo kange do vije se shpejti me videoklip dhe e shihni arsyen pse keta nuk e pranuan sepse frikesohen nga e mira nga origjinalja nga muzika e vertete prandaj. Turp amatera.

Kam filluar te besoj ne kombin kosovar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mentor Haziri (@mentorhaziri)

Të fundit