Flash News

POLITIKOFF

I rikthehet kinematografisë me një film prekës aktorja legjendare Sophia Loren

I rikthehet kinematografisë me një film prekës aktorja legjendare

Në moshën 86-vjeçare, aktorja Sophia Loren i është rikthyer kinematografisë. Ajo është pjesë e filmit "The Life Ahead", ku aktorja ikonike interpreton në filmin e drejtuar nga djali i saj, Eduardo Ponti.

Ponti dhe shkrimtari Ugo Chiti adaptuan filmin nga romani i Romain Gary “Life Before Us”, i cili më parë ishte bërë në filmin “Madame Rosa” të vitit 1977.

 

I rikthehet kinematografisë me një film prekës aktorja legjendare

Ky film ka në qendër historinë e një dajli 12-vjeçar që është jetim, Senegalez Momo. Ai vjedh një ditë dis sende të çmuara nga e moshuara Madame Rosa (Sophia Loren), një e mbijetuar e Holokaustit që bën një jetesë të varfër duke rritur fëmijët e prostitutave me të cilët ajo dikur ndau rrugët. 

Gjithë historia ndryshon rrjedhë kur djaloshi detyrohet t`i kërkojë falje Rozës.

Kujtojmë se Sophia Loren ka luajtur në një film për herë të fundit në vitin 2009 dhe që prej asaj kohe, ka mbajtur një profil të ulët publik.

Filmi do të jepet në Netflix. Më poshtë mund të shihni trailer-in e filmit:

 

Të fundit