Flash News

POLITIKOFF

I shpërthen bombola e oksigjenit teksa ishte duke peshkuar, humb jetën 40-vjeçari në Sarandë

I shpërthen bombola e oksigjenit teksa ishte duke peshkuar, humb jetën

Një 40-vjeçar është mbytur në orën e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në vendin e quajtur “Reparti 57” në Ksamil.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për Ardit Alikaj, i cili ishte duke peshkuar me veshje palombari.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se Alikajt i ka shpërthyer bombola e oksigjenit. Trupi i tij është konstatuar në sipërfaqe nga shoku i tij, i cili ka njoftuar policinë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit