Flash News

POLITIKOFF

I uroi vdekjen kushërirës së saj, Anxhelina reagon ashpër ndaj komentuesit

I uroi vdekjen kushërirës së saj, Anxhelina reagon ashpër

Lidhja e Beatrix Ramosaj me Donald Veshaj, ka shkaktuar një mllef të madh në komentet në rrjetet sociale dhe këngëtarja është gjithmonë e sulmuar në rrjet dhe kjo gjë ka shkuar shumë larg aq sa disa fansa i kanë uruar dhe vdekjen asaj.

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ka publikuar një foto të kushërirës së saj, Trixës, dhe ka marrë një koment shumë negativ.

Anxhelina ka shpërndarë një foto të Trixës gjatë spektaklit, mbi të cilën shkruante: “Shpirt i bardhë”.

I uroi vdekjen kushërirës së saj, Anxhelina reagon ashpër

Dhe një nga mesazhet më të rënda që ka marrë shkruante:

“Nëqoftëse është kaq e bardhë të shkojë në parajsë pra, meqë paska mbetur bardhësia tek ajo”.

Këto fjalë e kanë mërzitur e zemëruar shumë Anxhelinën, e cila ka publikuar bisedën duke zbuluar dhe përgjigjen e saj:

“Sa pa punë duhet të jesh dhe sa jetë mizerabël duhet të kesh ti që i uron dikujt vdekjen. Njeri i shpifur, të pastë zoti në dorë."

I uroi vdekjen kushërirës së saj, Anxhelina reagon ashpër

Të fundit