Flash News

POLITIKOFF

"Ia kisha borxh Adelës", Arjan Konomi përlotet në emision teksa kujton ish-banoren e Big Brother

"Ia kisha borxh Adelës", Arjan Konomi përlotet në

Mbrëmë në "Shiko kush luan" kanë qenë të ftuar gjithë kasti i "Përputhen" dhe një nga momentet prekëse - edhe pse ky emision është me humor - ishte kur Arjan Konomit iu kërkua në një nga lojërat të thoshte se cili ka qenë personazhi më i mirë në Big Brother.

Opinionisti Konomi zgjodhi të fliste vetëm për një personazh si më të mirin ndër vite i tha për ish-banoren dhe gazetaren e ndjerë Adelajda Xhamani.  Gazetarja shumë e dashur për publikun u nda nga jeta në tetor të vitit 2017, një lajm që tronditi mbarë opinionin publik.

Teksa fliste për Adelën, Konomi u përlot dhe hyri në një gjendje ku mezi po e mblidhte veten shprehu vlerësimin më të lartë për gazetaren:

“Kjo është jeta dhe në jetë duhet të përpiqemi gjithmonë të luftojmë, kështu ishte Adela, u përpoq, erdhi nga një realitet i trishtuar, krijoi shumë polemika në televizion dhe çau pa e vrarë mendjen për atë që mendonte opinioni, për atë që u thonin njerëzit. Arriti një karrierë në televizion, në gazetari, por fati i saj ishte ky. Ndaj duhet të kërkojmë të luftojmë, pasi jeta është e shkurtër”, u shpreh Konomi dhe përfundoi: “Ia kisha borxh Adelës”.

Më pas të ftuarit dhe vetë Luana e përqafuan për ta mbështetur pas këtij momenti kaq prekës.

 

Të fundit