Flash News

POLITIKOFF

Çifti i Hollywood-it mbledhin 35 milionë dollarë për refugjatët ukrainas, çfarë iu tha Zelensky

Çifti i Hollywood-it mbledhin 35 milionë dollarë për
Foto kur Mila Kunis dhe Ashton Kutcher darkuan me çiftin Zelensky në një vizitë në Kiev - para luftës

Çifit Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë angazhuar që prej fillimeve të sulmeve ruse në Ukrainë, për të ndihmuar sa më shumë refugjatët ukrainas. Ata deri dje kanë arritur të mbledhin 35 milionë dollarë. Në fillim ata u zotuan që do të arrinin 3 milionë dollarë, por në fakt kjo shifër u dhjetëfishua.

Çifti i Hollywood-it mbledhin 35 milionë dollarë për
Foto kur Mila Kunis dhe Ashton Kutcher darkuan me çiftin Zelensky në një vizitë në Kiev - para luftës

Në një video të shpërndarë në Instagramin e Kutcher, çifti falënderoi mbështetësit për donacionet e tyre. "Mbi 65,000 prej jush dhuruan," tha Kunis. "Ne jemi mirënjohës për mbështetjen." Ajo vuri në dukje se ndërsa donacionet nuk do ta zgjidhin krizën, "përpjekja jonë kolektive do të sigurojë një ulje më të butë për kaq shumë njerëz ndërsa ata shkojnë përpara në të ardhmen e tyre të pasigurtë".

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky falënderoi Mila Kunis dhe Ashton Kutcher "për reagimin ndaj pikëllimit tonë" duke mbledhur 35 milionë dollarë për refugjatët ukrainas përmes video-chat mes pushtimit rus në përshkallëzim.

Kujtojmë se për aktoren hollivudiane, Mila Kunis, kjo është një kauzë shumë personale, pasi ajo është me origjinë ukrainase.

"Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, e cila ka lindur në Chernivtsi, ishin ndër të parët që iu përgjigjën pikëllimit tonë dhe tashmë kanë mbledhur 35 milionë dollarë për të ndihmuar refugjatët nga Ukraina. Unë jam i habitur se sa seriozë janë. Një model i vërtetë,"- shkruan presidenti ukrainas, Volodymyr Zelesky krahas fotove që ka postuar në profilin e tij në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Володимир Зеленський (@zelenskiy_official)

Të fundit