Flash News

POLITIKOFF

Çifti i parë i “Përputhen 3”, Bashkimi deklaron ndarjen nga Alvisa

Çifti i parë i “Përputhen 3”, Bashkimi deklaron

Bashkimi dhe Alvisa janë çifti i parë i krijuar në “Përputhen 3”, të cilët mes shumë problemeve, sakrificave dhe skandaleve, arritën të dalin të lidhur bashkë nga ai program.  

Megjithatë, duket se kjo lidhje nuk ka zgjatur shumë, pasi ata i kanë dhënë fund shumë shpejt. 

Sot, Bashkimi ka bërë një deklaratë të papritur, përmes së cilës ka njoftuar ndarjen e tij nga Alvisa!  

“Njerëz të dashur desha tju informoja nëpërmjet këtij postimi që nga sot më nuk jam në një marrëdhënie me Alvisën. Më vjen shumë keq që gjërat shkuan kështu dhe gjithashtu më vjen keq për të gjithë ata që na kanë mbështetur që nga dita e parë. Shpresova dhe mendova që pas gjithë asaj që kemi kaluar, pas gjithë atyre sakrificave, mendoja që jashtë gjërat do të ishin ndryshe. Nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e asnjë loje dhe nuk dua të jem, prandaj në momentin që e kuptova që pavarësisht çdo përpjekje kur gjërat nuk ecin, më mirë ti stoposh në kohë dhe të jesh i qetë me veten dhe i pastër me të tjerët. I uroj gjithë të mirat asaj në jetë dhe asnjëherë nuk do ta hedh poshtë për atë që kemi kaluar në program. Jeta vazhdon.”- ka shkruar ai, pa dhënë arsyen e ndarjes. 

Çifti i parë i “Përputhen 3”, Bashkimi deklaron

Të fundit