Flash News
Këmbimi valutor 15 shtator 2024, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Aktakuza e SPAK, Berisha: Sollën si provë korrupsioni bamirësinë e dhëndrit dhe vajzës sime
Çifti mbretëror drejt ndarjes? Princ Leka shton dyshimet me veprimin e fundit
Çifti mbretëror shqiptar Princ Leka dhe Princeshë Elia duket se po kalojnë ditë të vështira.
Dyshimet për probleme në martesën e tyre janë shtuar edhe më shumë pasi Princi ka shkuar i pashoqëruar në pritjen që Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka bërë në “Pallatin e Brigadave” në nder të 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ndërkohë disa ditë më parë Princ Leka ka vendosur të fshijë nga ndjekësit Elia Zaharian Zogu.
Dyshimet se çifti janë në krizë lindën në ditëlindjen e vajzës së tyre, Princeshës Geraldine, ku ata të dy festuan të ndarë. Elia festoi në një festë private me familjarë dhe miq ndërsa Princi nuk u pa askund. Madje as në urime nuk u përmend.
Princ Leka dhe Elia Zaharia Zogu prej vitesh janë në një romancë dhe pak vite më parë u kurorzuan në martesë. Ata janë prindër të një vajze.