Flash News

POLITIKOFF

Çifti mbretëror "kapet mat" teksa thyejnë rregullat anti-Covid

Çifti mbretëror "kapet mat" teksa thyejnë rregullat

Princesha Beatrice dhe bashkëshorti i saj, Edoardo Mapelli Mozzi janë akuzuar se kanë thyer rregullat anti-Covid.

Çifti mbretëror "kapet mat" teksa thyejnë rregullat

Çifti mbretëror është parë duke darkuar me 4 persona të tjerë - të gjithë nga familje të ndryshme. Njëri nga të ftuarit ishte dizajneri i Roberto Cavalli, Peter Dundas, i cili publikoi një foto të të gjithëve bashkë në rrjete sociale. Në foto ata janë shfaqur të gjithë me maska në fytyrë, por askush prje tyre nuk kishte ruajtur distancën fizike.

Çifti mbretëror "kapet mat" teksa thyejnë rregullat

“Ai ishte një takim në mes jave, që kishte lidhje me punën, darkë për zhvillimin e biznesit, dhe u mbajt në pajtim të plotë me rregullat e qeverisë. Darka u mbajt në fillim të mbrëmjes dhe të gjithë u larguan para orarit të izolimit”, kanë thënë zëdhënësit e princeshës.

Të fundit