Flash News

POLITIKOFF

Igli Zarka lë shtëpinë e "Big Brother Vip"

Igli Zarka lë shtëpinë e "Big Brother Vip"

Dita ka nisur sot me një zarf të zi në shtëpinë më të famshme të "Big Brother Vip Albania". Vëllai i Madh ka bërë një komunikim zyrtar për banorët teksa i ka njoftuar se banori VIP, aktori Igli Zarka ka lënë menjëherë shtëpinë e BBV për arsye shëndetësore.

Banorët kanë diskutuar dhe janë shprehur se shkak është apendesiti. Kujtojmë se aktori i talentuar, u shpreh se në “Big Brother VIP” ishte futur për të sfiduar veten, por siç duket gjërat nuk kanë shkuar siç i ka menduar ai.

Nuk e dimë nëse ankthi i qëndrimit brenda apo ndonjë problem tjetër shëndetësor është bërë shkak për këtë largim të Iglit. Gjithashtu nuk dihet ende nëse ao do të rikthehet në shtëpi, pasi banorët janë shprehur se në kontratë thuhet se kur arsyeja është shëndetësore, çdo banor mund të rikthehet sërish në shtëpi, pasi të përmirësohet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të fundit