Flash News

POLITIKOFF

Igli Zarka rrëfen fëmijërinë e tij: Kam katër nëna

Igli Zarka rrëfen fëmijërinë e tij: Kam katër nëna

Aktori Igli Zarka u bë pjesë e ‘Big Brother VIP’, por rrugëtimi i tij ka qenë i shkurtër për shkak të problemeve shëndetësore. Disa ditë pasi pasi doli nga shtëpia, ai ka njoftuar fansat e tij se ndihet më mirë dhe se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Gjithashtu, në një nga intervistat e tij, Igli tha se mund të kishte qenë izolimi fakti që gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Ndërsa i ftuar në ‘Pardon my french’ ai ka rrëfyer më shumë për jetën e tij dhe për fëmijërinë.

“Prindërit e mi kur isha i vogël punonin 10-12 orë në ditë, ka qenë dhe kohë trazirash, unë përveç nënave të mia, atë nga ana e babait dhe atë nga ana e mamit, kisha edhe në Vlorë një komshie që unë e quaja nëna Lula dhe nëna Lili në Fier. Përveç nënave të gjakut, dy nënat e tjera janë kujdesur për mua që kur kam qenë 1 vjeç dhe shumicën e kohës, nga mëngjesit deri në 6 të pasdites unë e kaloja me to, me fëmijët e tyre. Dhe rrjedhimisht u kthyen në nëna. Ato më ndihmonin shumë kur bëja ndonjë gabim”-tha Igli.

Kujtojmë se ai pati debat me Monikën dhe përmendi prindërit e tij:

“Ngaqë i njoh vuajtjet që ata kanë kaluar që unë të jem këtu ku jam. Unë dhe motra ime, nuk toleroj dot që të më prekin sepse e di çfarë kanë hequr që ne të arrijmë deri këtu. Dhe nuk doja t’i përfshija."

Të fundit