Flash News

POLITIKOFF

Iliri përlotet teksa dëgjon këngën e së bijës kushtuar atij, finalistët: Ah moj Emily ça na bërë

Iliri përlotet teksa dëgjon këngën e së bijës

Teksa finalistët e "Big Brother Vip Albania" janë në ditët e tyre të fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, malli dhe melankolia sa vjen dhe shtohet.

Nën presionin e madh në të cilin ndodhen prej thuajse 5 muajsh, duket se banorët me zor po presin të dalin dhe të takojnë familjarët e tyre.

Vëllai i Madh po ashtu, kësaj jave "e ka lëshuar dorën" dhe u ka plotësuar dëshirat duke iu vendosur këngët që dëshirojnë, apo këngët që u janë kushtuar atyre. Sot, në BBV është vendosur kënga e re e Emily Shaqirit, vajzës së Ilirit.

Iliri përlotet teksa dëgjon këngën e së bijës

Emily, e cila duket se është në hapat e prindërve të saj dhe rrugës për t`u bërë një artiste, i ka kushtuar të atit një këngë. Banorët e kanë shijuar të gjithë dhe Iliri e ka përjetuar shumë, teksa është përlotur gjatë gjithë këngës. Ndërkohë Beniada e ka memorizuar menjëherë, duke e kënduar njëzëri me Emily-n. Donaldi dhe Einxhel e kanë shijuar po ashtu, ku kjo e fundit i flet nga kamerat vajzës së Ilirit, teksa thotë:

"Ah moj Emily ça na bërë".

Të fundit