Flash News

POLITIKOFF

Iliri Shaqiri thotë se nëse Donaldi do kishte vazhduar me Borën ai mund të ishte fitues i BBV

Iliri Shaqiri thotë se nëse Donaldi do kishte vazhduar me Borën

Ilir Shaqiri ishte sot i ftuar në "Pardon my French" në Top Albania Radio dhe ka treguar për eksperiencën dhe rrugëtimin e tij në Big Brother Vip, në të cilin u shpall dhe fituesi i kësaj gare.

Ndër të tjera, ai u pyet dhe për historinë e Donaldit dhe Borës dhe nëse këtë gjë e pau si një moment që mund të disfavorizonte lojën e Ilirit.

Balerini tha se një situatë e tillë sigurisht që i ka dhënë pikë Donaldit dhe një histori e tillë dashurie është favorizuese kudo, jo vetëm në Shqipëri tha ai. Iliri tha se nëse Donaldi do kishte vazhduar këtë histori, sot ndoshta mund të ishte dhe fitues i BBV.

"Mund ta kishte zhvilluar dhe çuar deri në fund historinë me Borën, publiku mund t`i kishte dhënë çmimin që ai aq shumë e dashuronte. Dhe besoj që nuk ka njeri që nuk e mendon këtë."

Nga ana tjetër Jondida dhe Elona e pyetën dhe për Trixën, pasi Iliri është një nga ata që është shprehur se mes Donaldit dhe Trixës shihte emocione.

"Unë nuk e kam mbështetur lidhjen e tyre se nuk jam unë ai që duhet të ndërhyj në çështjet e tyre emocionale. Por në sytë dhe ndjenjat e tyre shoh alkimi. Por më pas, kjo lidhje mori rrjedhë tjetër pas përfundimit të BBV. Një lloj krisje filloi që brenda shtëpisë. Trixa është një person shumë i dashur, një njeri që jepet."

Të fundit