Flash News

POLITIKOFF

Iliri thotë se Sabiani nuk e uroi as për dasmë: Pyeteni dhe atë, jo vetëm mua

Iliri thotë se Sabiani nuk e uroi as për dasmë: Pyeteni dhe

Fundjava ka qenë e mbushur me postime në rrjetet sociale nga dasma e Iliri Shaqirit me bashkëshorten e  tij Emanuelën. Kjo ka qenë një festë surprizë për Emanuelën dhe Emily-n, siç edhe Iliri ka treguar sot.

Ajo që po diskutohet shumë në rrjetet sociale është mundësia e krisjes së miqësisë me Sabianin. Kjo u vërejt në fillim nga deklarata që bëri këngatri në "Më lër të flas", ku tha që i pari që ka përfituar nga ai është "vëllai i tij Iliri."

Ndërkohë Iliri nuk reagoi ndaj kësaj deklarate por kur Sabiani kishte ditëlindjen nuk e uroi publikisht. Më pas, thashethemet u përforcuan nga mungesa e Sabianit në dasmën e Ilirit.

Iliri ka treguar ndër të tjera se i ka dërguar ftesë shumë personazheve. Paradite sot në "Ëake Up" tregoi se Sabiani ka qenë ndër të parët që ka marrë ftesën e dasmës por për shkak të angazhimeve profesionale nuk ka arritur të shkonte në dasmën e "vëllait" të tij.

Ndërsa i ftuar në "Breaking" në Top Neës, pas pyetjes së gazetares, Iliri ka zbuluar që Sabiani nuk e ka uruar Ilirin për dasmën. Më pas, Iliri u pyet sërish se cilat janë arsyet e kësaj ftohje dhe a po flasim për një krisje miqësie.

Iliri u përgjigj:

Unë mendoj se gjërat duhet lënë ashtu siç janë. Dhe është koha që tregon nëse miqësitë vazhdojnë, thyhen ose dëmtohen. Kjo varet sigurisht nga personat dhe njerëzit sesa besojnë në një miqësi dhe sesa sinqerisht e kanë pasur një miqësi. Unë përsa i përket Sabianit, kam të njëjtin mendim që kam pasur brenda shtëpisë. Sigurisht, arsyet se pse ka ndodhur kjo gjë, i duhen pyetur edhe Sabianit, jo vetëm Ilirit. Kështu që, nuk kam a shtoj tjetër.

 Kush ishte i hatërmbeturi, Iliri apo Sabiani?

"Jo absolutisht unë nuk kam asnjë lloj hatermbetje dhe asnjë lloj pengu të vetës time për do gjë që kam bërë në miqësinë kundër Sabianit,"- tha Iliri.

Por a ishin paratë pika e nisjes së kësaj mosmarrëveshjeje?

"Nuk besoj, absolutisht. Dhe unë farë paa për të bërë e kam bërë. Dhe e kam deklaruar në intervistë këtë," (i referohet intervistës tek Class, ku Iliri tha se i ka dhënë para dhe Saboit nga çmimi i madh).

Të fundit