Flash News

POLITIKOFF

Ilva Tare nderohet me "Çmimin e Karrierës", ua kushton njerëzve të saj më të rëndësishëm

Ilva Tare nderohet me "Çmimin e Karrierës", ua kushton

Ilva Tara është larguar përkohësisht nga gazetaria, për t`ju përkushtuar familjes së saj në Amerikë, ku duket se ka gjetur dhe qetësi pas një periudhe të gjatë në gazetari.

Në këtë periudhë shkëputjeje të Ilvës, ajo është shpërblyer nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. Çmimi i Karrierës, sot ka shkuar në adresë të saj.

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, së bashku me kreun e Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, ua kanë dorëzuar çmimin dy prindërve të Ilvës. Në një videomesazh, gazetarja dhe moderatorja ka falënderuar Unionin për çmimin dhe vlerësimin, ndërsa me të gjithë miqtë virtualë ndan disa foto nga ky event emocionues. Çmimin e Karrierës, Ilva ua kushton pikërisht atyre që e tërhoqën, dy prindërve të saj dhe sakrificave që kanë bërë për të bijën.

Vlerësimi me cmimin e karrierës, ndër më të bukurit që kam marrë ndonjëherë. Kur vjen nga kolegët Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, është edhe më përmbushës. Ndihem e nderuar, ua kushtoj prindërve të mi dhe sakrificave të tyre”,- shkruan Ilva Tare krahas fotove që ka ndarë në Instagram nga eventi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ilva Tare (@ilva_tare)

 

Të fundit