Flash News

POLITIKOFF

Imazhi i parë i Mërkurit nga sonda hapësinore evropiane

Imazhi i parë i Mërkurit nga sonda hapësinore evropiane

Misioni evropian BepiColombo ka nxjerrë fotografinë e tij të parë të Mërkurit, planetit më të brendshëm të sistemit diellor.

Sonda mori imazhin menjëherë pasi u ul në një lartësi prej vetëm 200 km nga planeti, raporton BBC.

Misioni kanë planifikuar edhe pesë fluturime të tjera të tilla, çdo herë duke përdorur tërheqjen gravitacionale të Mërkurit për të ndihmuar në kontrollin e shpejtësisë së anijes kozmike.

Qëllimi është që Bepi të lëvizë mjaft ngadalë që përfundimisht të marrë një orbitë të qëndrueshme rreth planetit. Kjo duhet të ndodhë deri në fund të vitit 2025.

Fotografia e parë e Mërkurit e misionit u kap nga një aparat monitorues me rezolucion të ulët në anën e sondës. Për momentin, Bepi nuk është gati të vendosë kamerat e tij shkencore me rezolucion të lartë.

Këto janë të futura brenda asaj që quhet rafte e anijes. Bepi është në thelb dy anije kozmike në një.

Imazhi i parë i Mërkurit nga sonda hapësinore evropiane

Imazhi i parë i Mërkurit nga sonda hapësinore evropiane

Të fundit