Flash News

POLITIKOFF

Instagram do të ndalojë përfundimisht përdoruesit nën moshën 13 vjeç

Instagram do të ndalojë përfundimisht përdoruesit nën

Instagram pritet që së shpejti të përdorë teknologji të reja të inteligjencës artificiale për të ndaluar përdorimin e këtij rrjeti social nga fëmijët nën moshën 13-vjeç.

Instagram po punon për të mbrojtur anëtarët më të rinj të këtij komuniteti, ndërsa funksioni që kufizon shkëmbimin e mesazheve të drejtpërdrejta midis të rriturve dhe të miturve nën 18 vjeç është tashmë në shpërndarje në të gjithë botën.

Numri i minorenëve që përdorin rrjetet sociale po rritet nga dita në ditë, duke u kthyer në një problem madhor.

Të njëjtat masa po ndërmerr edhe kompania e rrjetit social, "TikTok", pas një kërkese nga Garantuesi i Privatësisë, duke kërkuar moshën e përdoruesve në regjistrim, pas disa problemeve që u hasën tek të rinjtë. Lidhur me kufizimin në shkëmbimin e mesazheve të drejtpërdrejta midis të rinjve dhe të rriturve, sipas kompaisë, kjo do të bazohet në teknologjinë e një mekanizmi të aftë të parashikojë moshën e përdoruesve kur regjistrohen në Instagram.

Të fundit