Flash News

POLITIKOFF

Instagrami heq opsionin "Swipe Up" dhe e zëvendëson atë me "Sticker-at"

Instagrami heq opsionin "Swipe Up" dhe e zëvendëson atë

Instagram ka përditësuar ndryshimet më të fundit dhe një prej tyre është që në vend të "swipe-up" që përdorej do të ketë "sticker-sa". Ky ndryshim ka nisur që nga 30 gushti por është aplikuar tashmë thuajse në të gjitha llogaritë në gjithë botën.

Instagrami heq opsionin "Swipe Up" dhe e zëvendëson atë

Zhvilluesit e aplikacioneve e kanë testuar këtë veçori që nga qershori me një pjesë të vogël të përdoruesve. Sidoqoftë, duke filluar nga 30 gusht, ai u përhap më gjerësisht për përdoruesit në të gjithë botën. Por kjo përfshin vetëm krijuesit të cilët ose janë verifikuar ose që kanë arritur pragun për numërimin e ndjekësve.

Përdoruesit e Instagram janë tashmë të njohur me "sticker" dhe i përdorin ato për muzikë, pyetje, vendndodhje dhe sondazhe etj.

Më e rëndësishmja, "sticker" lejon përdoruesit të përfshihen në një histori, ndërsa veçoria e mëparshme e rrëshqitjes (swipe up) nuk lejonte përgjigje ose reagime. Pra me opsionin e ri mund të ktheni përgjigje apo të ndërveproni.

Të fundit