Flash News

POLITIKOFF

Interpretimi i Susan Boyle shpallet momenti më ikonik në historinë e ‘’Britain’s Got Talent’’

Interpretimi i Susan Boyle shpallet momenti më ikonik në

Paraqitja e parë e Susan Boyle në ‘’Britain’s Got Talent’’ është shpallur si momenti më ikonik në gjithë historinë e spektaklit. Atë kohë këngëtarka skoceze kishte mahnitur jurinë me zërin dhe performancën e saj të këngës ‘’I dreamed a dream’’.

“Pa dyshim, ishte befasia më e madhe që kam pasur në tre vitet e këtij konkursi. Kjo ishte e mahnitshme, një performancë e pabesueshme. Po dridhem nga shoku”, - tha atëherë Piers Morgan, anëtar i jurisë.

Ndërsa Amanda Holden shtoi se ishte një moment shumë ngazëllyes dhe se ndihej e privilegjuar që e ka dëgjuar. Interpretimi i saj shumë shpejt u bë viral në mbarë botën dhe ajo arriti në finalen e spektaklit, duke zënë vendin e dytë pas trupës së kërcimit “Diversity”.

Albumi debutues i Susan, “I Dreamed A Dream”, u bë albumi debutues më i shitur i të gjitha kohërave në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendosi një rekord shitjesh në javën e parë, sipas Official Charts Comapny. Boyle është bërë një nga konkurrentet më të suksesshme të spektaklit “Britain’s Got Talent” dhe ka shitur mbi 19 milionë albume në mbarë botën.

Të fundit