Flash News

POLITIKOFF

Irina Shayk flet për raportin me Bradley Cooper: Unë kurrë nuk e kam kuptuar termin bashkë-prindërim

Irina Shayk flet për raportin me Bradley Cooper: Unë kurrë nuk e

Supermodelja e famshme Irina Shayk ka folur si rrallë herë për raportin e saj me ish-bashkëshortin, aktorin Bradley Cooper - që është dhe babai i vajzës së saj.

Në një intervistë për "Elle", Irina ka treguar se dy ish-partnerët kanë një raport shumë të mirë për hir të vajzës së tyre.

Irina Shayk flet për raportin me Bradley Cooper: Unë kurrë nuk e

"Unë kurrë nuk e kam kuptuar termin bashkë-prindërim. Kur jam me vajzën time, unë jam 100 për qind nënë, dhe kur ajo është me babanë e saj, ai është 100 për qind babai i saj. Bashkëprindërimi është prindërim. Marrëdhënia ime e kaluar, është diçka që më përket mua dhe është private. Është vetëm një pjesë e vetvetes sime të brendshme që nuk dua ta jap. Nëse ata duan të shkruajnë artikuj (për mua), ata po bëjnë punën e tyre. Unë jam përqendruar në jetën time dhe miqtë e mi. Pjesa tjetër është thjesht zhurmë."

Të fundit